Meta paralajmëron kryeministrin: Më 2 mars Rama të marrë poture të gjera
Presidenti Ilir Meta ka paralajmëruar sot zhvillime të forta politike në mbrojte të Kushtetutës dhe interesit të vendit.
Në konferencën për mediat, Predisdenti deklaroi se më 2 mars do të jepet vendimi i parë për çmontimin e grushtit të shtetit.
Ai paralajmëroi edhe Edi Ramën. “Në 2 mars ju presim të gjithëve në Bulevardin Dëshmorët e Kombit dhe ju japim fjalën se shumë shpejt në mbrojte të popullit shqiptar nuk do të ketë vetëm një institucion në mbrojte të kushtetutës, por gjithë institucionet në Bulevardin Dëshmorët e Kombit do t’i kthehen popullit. “Ata që kërkojnë popullin e presidentit në Whatsapp të porosisin poture të gjera”,- tha Presidenti Meta.
Një ditë më parë kryeministri Edi Rama ironizoi deklaratat e Presidentit duke u shprehur se popullin e ka në Whatsapp.
(Lajmi në përditësim)
KOHA JONË SONDAZH

