FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Meta për ndarjen nga jeta të Berlusconit: Vlerësim për kontributin e tij për forcimin e marrëdhënieve Itali-Shqipëri

Kreu i Partisë së Lirisë, Ilir Meta ka reaguar për ndarjen nga jeta e ish-kryeministrit dhe biznesmenit italian Silvio Berlusconi.

Përmes një postimi në Facebook, Meta ka ndarë foto bashkë me Berlusconin, ka shprehur ngushëllimet për familjen dhe popullin italian.

“Thellësisht i trishtuar për ndarjen nga jeta të Presidentit Silvio Berlusconi, të admiruar për lidershipin frymëzues!”, ka shkruar më tej kreu i PL-së.

Swiss Digital Desktop Reklama

Postimi i plotë:

Swiss Digital Mobile Reklama

Thellësisht i trishtuar për ndarjen nga jeta të Presidentit Silvio Berlusconi, të admiruar për lidershipin frymëzues!

Duke vlerësuar lart kontributin e Tij të jashtëzakonshëm për forcimin e gjithanshëm të marrëdhënieve të shkëlqyera midis Shqipërisë dhe Italisë, jam i bindur se do të kujtohet përherë me respekt.

Ngushëllimet më të sinqerta për familjen dhe popullin italian për këtë humbje të madhe!

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Protesta po prodhon edhe dhunë, a jeni dakort me këtë menyrë reragimi?