Meta: Po të kisha më pak probleme në vendin tim, do bëja më shumë për Kosovën

Në konferencën për shtyp me homologen, Vjosa Osmani, Presidenti Ilir Meta u shpreh se nëse do të kishte më pak probleme në Shqipëri, do të bënte më shumë për Kosovën. Megjithatë thotë me bindje se edhe presidenti i zgjedhur Bajram Begaj do të vijojë të ketë marrëdhënie të shkëlqyera me institucionet e Kosovës.

Kam detyrën kushtetuese, për vete morale sic e ka dhe cdo qytetar dhe e vetmja keqardhje që kam është që mund të kisha bërë edhe më shumë në përkrahjen e Kosovës nëse do të kisha më pak probleme të brendshme në vendin tim gjatë këtyre 5 viteve. Por ju jap fjalën se nga 25 korriku në mëngjes, do të bëj shumë herë më tepër.

Kemi patur marrëdhënie të shkëlqyer me ju dhe të gjithë institucionet e Kosovës dhe do të vijojmë në të ardhmen. Jam i bindur se presidenti i zjgedhur i Shqipërisë do të vijojë këtë traditë shumë positive”, tha Meta.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kë do të votonit si kandidat për kryebashkiak në Tiranë?