Meta pret ambasadoren e Islandës: Bashkëpunim ekonomik e kulturor

Kryetari i Kuvendit Ilir Meta ka pritur sot ambasadoren e Islandës në Shqipëri (rezidente në Stockholm) Estrid Brekkan, me të cilën vlerësuan nivelin shumë të mirë të marrëdhënieve politike dypalëshe dhe atë në nivel ndërkombëtar.

Në këtë takim, Meta u shpreh se bashkëpunimi ekonomik e kulturor mes Shqipërisë dhe Islandës duhet ngritur në një nivel më të lartë ndaj Kuvendi do të jetë i hapur për të kontribuuar në këtë drejtim.

Kreu i Kuvendit nënvizoi gjithashtu se kompletimi i kuadrit ligjor veçanërisht në drejtim të nxitjes së investimeve do të ndikonte ndjeshëm në shkëmbimet dypalëshe. Ndërkohë ambasadorja e Islandës shprehu interesin e palës islandeze për intensifikimin e marrëdhënieve të gjithanshme me interes të përbashkët.

Swiss Digital Desktop Reklama

Estrid Brekkan theksoi se rritja e fluksit të shkëmbimeve politike e njerëzore, veçanërisht në planin ndërparlamentar do të shtonte edhe interesin reciprok për më tepër shkëmbime tregtare në të ardhmen.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Mendoni se Berisha do ta bllokojë kryeministrin me turma popullore?