Meta pret ministrin e Jashtëm malazez: Marrëdhëniet tona, strategjike për rajonin

Kryetari i Kuvendit, Ilir Meta priti sot ministrin e Punëve të Jashtme të Malit të Zi, Srđan Darmanović, me të cilin vlerësuan marrëdhëniet e shkëlqyera mes dy vendeve fqinje si strategjike për tërë rajonin.

Kryetari i Kuvendit, Meta i uroi suksese në detyrën e re Ministrit të Jashtëm, Darmanović duke e siguruar atë për mbështetjen e plotë të Kuvendit të Shqipërisë në procesin e integrimit euro-atlantik të vendit fqinj.

Meta u shpreh se si Shqipëria ashtu edhe Mali i Zi kanë një destinacion të përbashkët dhe theksoi se “stabiliteti i Malit të Zi është stabiliteti ynë dhe i shërben mbarëvajtjes së paqes në tërë rajonin e Ballkanit ku të gjithë vendet duhet të punojnë më ngushtë me njëri tjetrin”.

Swiss Digital Desktop Reklama

Ministri i Punëve të Jashtme të Malit të Zi, Srđan Darmanović shprehu mirënjohjen për mbështetjen e vazhdueshme të Shqipërisë dhe vlerësoi rolin e Metë në shërbim të forcimit të marrëdhënieve dypalëshe dhe në interes të avancimit të perspektivës euro-atlantike të të dy vendeve fqinje. Në këtë kuadër u vlerësua ratifikimi i menjëhershëm i protokollit të anëtarësimit të Malit të Zi në NATO nga ana e Kuvendit të Shqipërisë gjatë muajit qershor 2016.

Swiss Digital Mobile Reklama

Në përfundim, Meta dhe Darmanović ndanë bindjen e përbashkët se forcimi i perspektivës euro-atlantike të të gjithë vendeve tona fqinje i shërben paqes, sigurisë dhe stabilitetit të Evropës Juglindore, veçanërisht në këto momente të rëndësishme zhvillimesh globale.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kë do të votonit si kandidat për kryebashkiak në Tiranë?