Meta pritet nga Vjosa Osmani: Përshpejtim i dialogut Kosovë-Serbi

Presidenti i Republikës, Ilir Meta u prit sot në një takim nga Presidentja e Kosovës Vjosa Osmani, me të cilën ndanë urimet më të përzemërta për festën kombëtare të 28 Nëntorit, Ditën e Flamurit.

Presidentët zhvilluan një bisedë të hapur për mundësitë e thellimit të marrëdhënieve strategjike dhe vëllazërore mes dy vendeve tona, në të gjitha fushat, si dhe për konsolidimin e bashkëpunimit rajonal në kuadër të nismave rajonale gjithëpërfshirëse, në mënyrë të veçantë të Procesit të Berlinit.

U vlerësua me shumë rëndësi forcimi i bashkëpunimit në fushën e politikës së jashtme, të sigurisë, si dhe për angazhimin e përbashkët në projekte infrastrukturore, me impakt të rëndësishëm në zhvillimet ekonomike e sociale për të dy vendet tona.

Swiss Digital Desktop Reklama

Presidenti Meta dhe Presidentja Osmani ndanë të njëjtin mendim mbi nevojën jetike, që marrëveshjet ndërqeveritare që janë finalizuar e do të nënshkruhen, të konkretizohen në praktikë, për t’i shërbyer në mënyrë thelbësore forcimit të bashkëpunimit në çdo aspekt, si dhe përmirësimit të jetës së qytetarëve tanë.

Swiss Digital Mobile Reklama

Presidenti Meta theksoi domosdoshmërinë e përshpejtimit të dialogut Kosovë-Serbi, me qëllim finalizimin sa më parë të një marrëveshjeje përfundimtare për njohjen reciproke të dy vendeve.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A e liron Gjykata Kushtetuese nga burgu, Erion Veliajn?