Meta për Ramën: E respektoj si basketbollist, por në politikë bën shumë faulla!

Presidenti i Shqipërisë Ilir Meta, pasi ndoqi ndeshjen e basketbollit në Shkodër mes Vllaznisë që mposhti Tiranën ka komentuar edhe ndeshjen.

Një prej gazetarëve i përmendi faktin se dhe kryeministri aktual i vendit Edi Rama ka qenë basketbollist. Meta shprehet se e respekton si ish- basketbollist, por në lojë bënte shumë faulle, kurse në politikë bën akoma më shumë.

Në komentin për Edi Ramën, Presidenti Meta tha: ”Unë e respektoj edhe ish-kryeministrin (Rama) megjithëse ai bënte shumë personale në basketboll dhe për fat të keq bën edhe më shumë faulla në politikë.– tha Meta.

Swiss Digital Desktop Reklama

Sa i përket ndeshjes, ai u shpreh se nuk ishte as me Vllazninë as me Tiranën, por kuqezi si dhe theksoi nevojën e mbështetjes me investime të basketbollit, por edhe të gjitha sporteve në Shqipëri.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kë do të votonit si kandidat për kryebashkiak në Tiranë?