Meta reagon nga qelia pas dënimit të ri: Më ndalojnë të bëj ushtrime për dy javë, sepse fola me mediat

Kryetari i Partisë së Lirisë, Ilir Meta, ka reaguar me tone të ashpra pas një dënimi të ri disiplinor në burgun “Jordan Misja”, ku po mbahet në paraburgim.

Përmes një postimi në rrjetet sociale, Meta bën me dije se është njoftuar për ndalimin e të drejtës për të kryer ushtrime fizike në ambientet e përbashkëta për një periudhë prej 14 ditësh.

Sipas tij, vendimi është marrë nga Komisioni Disiplinor i institucionit, me argumentin se ka komunikuar me mediat pa marrë leje të posaçme nga Drejtoria e Përgjithshme e Burgjeve. Por Meta e hedh poshtë këtë arsyetim, duke e quajtur të pabazuar dhe të paprecedent.

Swiss Digital Desktop Reklama

“Ky është një dënim i bazuar në një ‘Rregullore të re’, që askush nuk e ka parë dhe që nuk ekziston,” shkruan ish-presidenti. Ai ironizon vendimin duke thënë se nuk ka si të marrë leje nga autoritetet për të folur kundër qeverisë, ndërkohë që as gazetarët nuk janë lejuar ta takojnë.

Swiss Digital Mobile Reklama

Në fund të reagimit të tij, Meta nuk kurseu as një tjetër akuzë drejtuar kryeministrit Edi Rama, duke thënë se “në mandatin e katërt, karrigia e tij nuk ka më katër këmbë, sepse është rënduar nga vjedhjet, korrupsioni dhe krimet”.

Ky zhvillim vjen në një kohë kur Meta vijon të përballet me akuza të ngritura nga SPAK dhe e ka cilësuar arrestimin e tij si politik dhe të motivuar nga frika e mazhorancës për përballjen me opozitën.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Mendoni se Berisha do ta bllokojë kryeministrin me turma popullore?