Meta shpreh ngushëllimet për ndarjen nga jeta të ish-Presidentit të Izraelit, Shimon Peres

Në një letër drejtuar Kryetarit të Knesset, Parlamentit të Izraelit Yuli Edelstein, Kryetari i Kuvendit z. Ilir Meta shpreh ngushëllimet më të sinqerta për ndarjen nga jeta të ish-Presidentit të Izraelit z. Shimon Peres.

Më poshtë letra e plotë drejtuar z. Edelstein:

I nderuar  Z. Edelstein,

Swiss Digital Desktop Reklama

 Më lejoni t’Ju shpreh ngushëllimet më të sinqerta në emër të Kuvendit të Shqipërisë për ndarjen nga jeta të ish-Presidentit të Izraelit z. Shimon Peres dhe njëkohësisht mirënjohjen e thellë për përkushtimin dhe kontributin e jashtëzakonshëm të këtij njeriu të madh të paqes.

Swiss Digital Mobile Reklama

 Gjatë gjithë jetës së tij, Shimon Peres i shërbeu në mënyrë të palodhur Izraelit përmes alternativës së pajtimit në Lindjen e Mesme dhe jo konfliktit, duke besuar me optimizëm në një të ardhme të paqtë, dhe duke ndryshuar kështu drejtimin e historisë mbarë-botërore.

 Ne sot i bashkohemi familjes Peres, popullit mik të Izraelit dhe miqve tanë hebrenj në tërë botën duke u përkulur me respekt të thellë përpara jetës dhe veprës së jashtëzakonshme të një njeriu të madh parimesh të drejta, i cili do të mbetet një prej personaliteteve më me peshë të historisë sonë moderne.

Vepra e Shimon Peres na frymëzon të gjithëve për të intensifikuar përpjekjet tona në shërbim të një bote më të paqtë e më të sigurtë për brezat e ardhshëm. Ju siguroj Zoti Edelstein se gjithë populli shqiptar gjendet pranë Jush dhe miqve tanë hebrenj në këto ditë zie kombëtare.

 Ilir META

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Mendoni se Berisha do ta bllokojë kryeministrin me turma popullore?