Meta: Shqipëria mbështet Kosovën drejt së ardhmes evropiane pa humbur kohë

Meta bëri me dije se Kuvendi i Shqipërisë është përkrah Kuvendit të Kosovës në rrugëtimin evropian të përbashkët dhe shprehu gatishmërinë në thellimin e mëtejshëm të bashkëpunimit mes dy institucioneve.

“Dëshiroj t’i uroj suksese z. Veseli në detyrën e tij të re dhe urime të gjithë parlamentarëve të Kosovës gjatë kësaj legjislature. Kuvendi i Shqipërisë është përkrah Kuvendit të Kosovës në rrugëtimin evropian të përbashkët. Jemi të gatshëm të thellojmë më tej bashkëpunimin tonë”, ka thënë Kryetari i Kuvendit në urimin e tij për homologun kosovar.

Gjithashtu, Meta vlerësoi Kuvendin e Kosovës, që ka një rol kyç në forcimin e institucioneve demokratike të vendit dhe shtoi se mirëpret Veselin në Tiranë së shpejti. Sipas Kryetarit të Kuvendit, Shqipëria mbështet avancimin e Kosovës drejt të ardhmes evropiane pa humbur kohë.

“Kuvendi i Kosovës ka një rol kyç në forcimin e institucioneve demokratike të vendit. Unë e mirëpres z. Veseli në Tiranë së shpejti. Shqipëria mbështet avancimin e Kosovës drejt të ardhmes evropiane pa humbur kohë”, tha Ilir Meta në mesazhin e tij për Kryetarin e Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli.

 

SHKARKO APP