Meta: Solidaritet me popullin turk, shqiptarët gjithnjë pranë tij
Kryetari i Kuvendit, Ilir Meta, u shprehu sot ngushëllimet e tij me të sinqerta autoriteteve turke dhe familjeve të viktimave të aktit terrorist të ndodhur në Ankara.
Sipas tij, ky akt i shëmtuar që godet njerëz të pafajshëm duhet të na rrisë edhe më shumë ndjenjën e solidaritetit dhe të na bashkojë në përpjekjet dhe luftën kundër së keqes.
“Shqipëria dhe shqiptarët do të jenë gjithnjë pranë popullit turk me të cilin kemi lidhje të ngushta historike dhe veçanërisht në këto momente të vështira”, pohoi ai.
KOHA JONË SONDAZH

