“Meta”, Spaho për “Koha Jonë”: Pas kësaj, askush s’ka dyshime që vendi është kthyer si para ’90-ës

Bisedoi: Herion Mesi *

Duke marrë shkas nga ngritja e komisionit hetimor për shkarkimin e Presidentit të Republikës Ilir Meta, nënkryetari i Partisë Demokratike Edmond Spaho deklaron për “Koha Jonë” se kryeministri Edi Rama nuk bën dot pa i kapur të gjitha institucionet dhe pushtetet e vendit, duke shtuar se i vetmi pushtet që i ka mbetur pa kapur është Presidenti i Republikës, të cilin dëshiron ta akaparojë me aksionin që ka ndërmarrë për shkarkimin e Presidentit.

Dhe në këtë kontekst, Spaho shprehet se pas kësaj askush nuk mund të presë që vendi të jetë ndryshe nga sa ishim para viteve ’90-të.

Swiss Digital Desktop Reklama

“Edi Rama nuk bën dot pa i kapur të gjitha institucionet dhe pushtetet e vendit. Sot ai kontrollon tërësisht pushtetin ekzekutiv, atë legjislativ, pushtetin vendor, influencon drejtësinë, kontrollon pjesën dërrmuese të medias, Prokurorinë, KQZ-në, Kolegjin Zgjedhor.

Swiss Digital Mobile Reklama

I vetmi pushtet që i ka mbetur pa kapur është Presidenti i Republikës, të cilin dëshiron ta akaparojë me aksionin që ka ndërmarrë për shkarkimin e Presidentit. Pas kësaj askush nuk mund të presë që vendi të jetë ndryshe nga sa ishim para viteve ’90-të.

Opozita nuk ka  iluzione se Rama dhe veglat e tij do lejojnë të mbahen zgjedhje në 13 Tetor sikurse e kërkon Kushtetuta dhe dekreti i lëshuar nga Presidenti në zbatim te Kushtetutës.

Ju e patë se si raporti i ODIHR-it i cilësonte të kapura nga regjimi dhe në shërbim të tij, institucione të tilla si KQZ, Kolegji Zgjedhor dhe Prokuroria detyra e të cilëve është të organizojnë dhe sigurojnë mbarëvajtjen e procesit zgjedhor”, shprehet nënkryetari i Partisë Demokratike Edmond Spaho në intervistën e tij dhënë për “Koha Jonë”.

*Intervistën e plotë të nënkryetarit të Partisë Demokratike Edmond Spaho dhënë për “Koha Jonë”, mund ta lexoni nesër në versionin print.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A ka forcë Berisha të rrëzojë kryeministrin Rama, edhe pas skandalëve të fundit?