Meta, takim me Begajn në Presidencë: Të vendoset sa më parë data e zgjedhjeve

Kreu i Partisë së Lirisë, Ilir Meta, ka zhvilluar ditën e sotme një takim me Presidentin Bajram Begaj në Presidencë.

Pas përfundimit të takimit, në një prononcim për mediat, Meta tha:

Ishte një kënaqësi që të takohesha më Presidentin me kërkesën e tij sot për të diskutuar për zgjedhjet e ardhshme vendore. Qëndrimi im është shumë i qartë që të shpallet sa më parë kjo datë në respekt të gjitha afateve kushtetuese e ligjore.

E besoj se kështu do të ndodhë sepse një orë e më parë qytetarët e Shqipërisë duhet të shpëtojnë nga kjo zgjedhë moniste në pushtetin vendor nga ky shpërdorim i taksave të tyre, hapësirave, e gjithcka që ka ardhur nga degradimi i një pushteti monist vendor.
Rikthimi i opozitës dhe pluralizmit politik në këshilla bashkiakë do japë kontribut për foricmin e llogaridhënies.

Data konkrete i takon vetë Presidentit dhe nuk besoj se një javë më parë apo një javë më shumë është e rëndësishme. Data të dihet sa më parë e KQZ të ndërmarrë veprimet e saj.

SHKARKO APP