
Kreu i Partisë së Lirisë, Ilir Meta, ka takuar sot në selinë blu kreun e PD, Sali Berisha.
Pas daljes nga takimi Meta tha se: “U diskutua për çështjet më të rëndësishme. Për nga rëndësia e jashtëzakonshme që ka zbardhja e skandalit që ka tronditur dhe mediat botërore, e demonstrimit se si Edi Rama korrupton zyrtarët e lartë kundër demokracisë. Regjimit të tij do t’i japin fund zgjedhjet dhe protestat”.