Meta, takon Presidentin Nishani dhe Idrizin
Kryetari i Kuvendit Ilir Meta, ka zhvilluar sot një takim me kreun e PDIU-së, Shpëtim Idrizi.
Burime pranë kreut të LSI-së, thonë se takimi ka ardhur për të diskutuar zhvillimet politike në vend.
Teksa më herët, po sot, mësote se kreu i Kuvendit zhvilloi një takim edhe me Presidentin Nishani.
Takimet vijnë pas aferës së CEZ-it dhe letrës së Spartak Brahos që akuzonte Tom Doshin dhe Dritan Priftin se kërkojnë të destabilizojnë vendin duke goditur kreun e LSI-së, Ilir Meta.
KOHA JONË SONDAZH

