Meta tallet me Berishën në Parlament

Sebep për këtë u bë një denoncim në sallën e parlamentit i Edi Palokës, i cili njoftoi se në protokollin e kuvendit është hequr fjalimi i tij ku denoncoheshin lidhjet e Ramës me kriminelët dhe është zëvendësuar me një fjalim të kryeministrit. Menjëherë pas Palokës fjalën e ka marrë Berisha. Nga vendi ai deklamuar se kjo është një ngjarje tejet e rëndë. Aq serioz ka qenë Berisha në këtë ndërhyrje të tij sa kjo ka bërë që në sallë të shpërthejë gazi. “Qeshni qeshni se e keni bërë parlamentin si brekët e Shukriut” , i është drejtuar ai socialistëve që vazhdonin të gajaseshin.

Aq tone solemne ka përdorur Berisha sa kjo nuk e ka ndaluar dot as Metën që të tallet: “Po po kjo është ngjarja më e rëndë në këto 25 vjet” ka përqeshur ai fjalët e Berishës duke i shoqëruar me një nënqeshje të gjatë.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A e liron Gjykata Kushtetuese nga burgu, Erion Veliajn?