Meta te Varrezat e Dëshmorëve: Sakrifica e djemve dhe vajzave që kanë derdhur gjak për këtë vend nuk mund të çohet dëm

Kreu i Partisë së Lirisë Ilir Meta ka zhvilluar homazhe sot me rastin e Ditës së Çlirimit te Varrezat e Dëshmorëve, teksa ka dhënë dhe një mesazh, drejtuar kryesisht të rinjve.

Meta tha se sakrifica e djemve dhe vajzave më patriotë që derdhën gjak nuk mund të çohet dëm.

E rëndësishme për të gjithë shqiptarët. Është një ditë krenarie për sakrificat e pakufishme të asaj gjenerate të re dhe patriotike që sakrifikoi jetën dhe dha gjithçka për lirinë e atdheut. Është një ditë mirënjohje për të gjithë ata që kundërshtuan pushtimin që në 7 prill 1939 dhe deri në ditën e çlirimit të atdheut dhe që e rreshtuan Shqipërinë në koalicionin e madh fitimtar kundër nazi-fashizmit. Sot është njëkohësisht një ditë reflektimi për t’u angazhuar të gjithë më shumë, e sidomos të rinjtë dhe të rejat e Shqipërisë sot për një betejë po kaq të rëndësishme që është forcimi i Shqipërisë, i pozitës së saj, i garantimit të së ardhmes së saj si një vend europian, demokratik, si një vend ku qytetarët e saj jo vetëm janë të lirë dhe të barabartë, por edhe janë plot besim dhe optimizëm për të ndërtuar të ardhmen pikërisht në këtë vend, pasi për lirinë dhe pavarësinë e këtij vendi është derdhur gjaku i djemve dhe vajzave më patriotë, më atdhetarë, më të ndershëm dhe kjo sakrificë nuk mund të çohet dëm”, deklaroi Meta.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A ka forcë Berisha të rrëzojë kryeministrin Rama, edhe pas skandalëve të fundit?