Presidenti Meta thirrje Komitetit të Maturës Shtetërore: Merrni në shqyrtim kërkesat e tyre!

Presidenti Ilir Meta i ka bërë thirrje Komitetit të Maturës Shtetërore që të marrë në shqyrtim të gjitha shqetësimet që kanë shfaqur maturantët lidhur me nivelin e pyetjeve në provimin e Gjuhës dhe Letërsisë.

Presidenti shkruan se “Po ndjek me shqetësim protestën e maturantëve dhe kërkesat e tyre ndaj autoriteteve përgjegjëse.

I bëj thirrje Komitetit të Maturës Shtetërore që në përmbushje të detyrimit ligjor dhe përballë kërkesave të studentëve, në transparencë të plotë, të marrë sa më parë në shqyrtim të gjitha shqetësimet e tyre dhe t’u përgjigjet me përgjegjësi të plotë.

Edhe zëri i vetëm i një maturanti duhet dëgjuar, vlerësuar dhe sqaruar për paqartësitë dhe vështirësitë që ka hasur në këtë kohë pandemie.

Viti që kaloi ka qenë shumë i vështirë për të gjithë sistemin arsimor, por në mënyrë të veçantë për maturantët tanë.

Provimi i Maturës Shtetërore të shërbejë si një vlerësim i drejtë i dijeve të tyre në kohë të vështira, dhe jo si një ndëshkim ndaj pamundësisë objektive të studentëve dhe kufizimeve të pamerituara për arritjen e rezultateve të kërkuara!”-përfundon kreu i Shtetit.

SHKARKO APP