Meta: Vendosa të kandidoja për President më shumë me mendje, betimin sot e bëra me zemër

Ilir Meta pas betimit të tij si presidenti i ri i Republikës së Shqipërisë pohoi se këtë detyrë e pranoi shumë me mendje sesa me zemër, pasi në atë kohë opozita kishte braktisur seancën plenare.

Nga foltorja e Kuvendit Meta tha se betimin e sotëm e kishte bërë me zemër.

“Vendosa të kandidoja për President më shumë me mendje se me zemër sepse opozita nuk ishte këtu, por sot ju siguroj se betimin e kam bërë plotësisht me zemër. Në ushtrimin e kësaj përgjegjësia do udhëhiqem nga dashuria e pakufishme për Shqipërinë dhe shqiptarët duke lënë pas çdo debat për t’iu përgjigjur detyrës si president i Republikës.”, tha Meta.

SHKARKO APP