Meta viziton aktoren Xhepa, i uron datëlindjen dhe shërim të shpejtë

Presidenti i Shqipërisë, Ilir Meta ka vizituar në spital aktoren e mirënjohur, Margarita Xhepa, e cila sot mbush plot 85-vjeç. Teksa i uron datëlindjen dhe shërim sa më të shpejtë, Kreu i Shtetit shpreh dëshirën për ta parë sërish në skenë. Për të rikthimi në skenë do ti shtojë freskinë buqetës së saj të jashtëzakonshme artistike.

Mesazhi i plotë i Presidentit Ilir Meta

Shumë pranvera të tjera të lumtura për yllin e kinematografisë shqiptare, të papërsëritshmen, Margarita Xhepa. I uroj shërim të shpejtë, besimplotë se do ta shohim sërish në skenë me të tjera role, që do t’i shtojnë freskinë buqetës së saj të jashtëzakonshme artistike.

Swiss Digital Desktop Reklama

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A veproi drejt Gjykata Kushtetuese për rastin Balluku?