Meta viziton familjen e Heroit të Popullit: Nderim të gjithë Dëshmorëve, të cilët dhanë jetën për Çlirimin e Tiranës

Në ditën e Çlirimit të Tiranë, Presidenti Ilir Meta zgjiodhi të vizitonte familje e Estref Cakës, nipit të Heroit të Popullit, Estref Caka, i cili dha jetën për Çlirimin e kryeqytetit.

Në një shënim përmes rrjeteve sociale, Presidenti Meta shpreh nderimin dhe mrënjohjen e tij  për njërin prej komandantëve të Brigadës së Parë Sulmuese, i cili me aktin e tij vetëmohues asgjësoi një nga qendrat kryesore të zjarrit armik, për të lehtësuar përparimin e çlirimtarëve drejt sheshit kryesor të kryeqytetit tonë.

Mesazhi i Presidentit

Swiss Digital Desktop Reklama

Ishte nder të vizitoja sot familjen e Estref Cakës, nipit të Heroit të Popullit, Estref Caka, i cili dha jetën për Çlirimin e Tiranës.

Swiss Digital Mobile Reklama

Nderim dhe mirënjohje përjetë njërit prej komandantëve më trima të Brigadës së Parë Sulmuese, i cili me aktin e tij vetëmohues asgjësoi një nga qendrat kryesore të zjarrit armik, për të lehtësuar përparimin e çlirimtarëve drejt sheshit kryesor të kryeqytetit tonë.

Nderim të gjithë Dëshmorëve, të cilët dhanë jetën për Çlirimin e Tiranës.

Nderim të gjitha nënave shqiptare, të cilat ringjallën Dëshmorët e Atdheut, duke u vënë emrat e tyre fëmijëve që lindën, për t’u bërë trima e patriotë, përherë të gatshëm për të sakrifikuar edhe jetën e tyre në mbrojtje të Shqipërisë, nga çdo armik që kërcënon Lirinë, Pavarësinë dhe Sovranitetin e saj. 🇦🇱

Ishte nder të vizitoja sot familjen e Estref Cakës, nipit të Heroit të Popullit, Estref Caka, i cili dha jetën për…

Pubblicato da Ilir Meta su Martedì 17 novembre 2020

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kush mendoni se duhet të jetë në emër të PD dhe opozitës kandidat për kryebashkiak në Tiranë?