Metës nuk i del inati me Brahimllarin që iku te Partia Socialiste

lir Meta shprehet përmes një reagimi në rrjetet sociale se mbahet në izolim për shkak të firmave të ish-Sekretarit të Përgjithshëm të LSI-së, Endrit Braimllari, për çështjen e lobimit. Meta iu përgjigj deklaratave të Braimllarit pasi ky i fundit një ditë më parë deklaroi se nuk është i përfshirë në çështjen që tanimë ndodhet nën hetim nga SPAK.

Reagimi i plotë i Metës: 

Endrit Braimllari është shembulli më i gjallë i mënyrës se si SPAK-u arrin t’i konvertojë njerëzit pa karakter në “rilindas” të denjë – gënjeshtarë.
Vetëm një “rilindas” mund të harrojë firmat që ka hedhur vetë dhe arsyet për të cilat i ka hedhur.
Një gënjeshtar ordiner, që përpiqet të fshihet pas harresës, por e vërteta nuk fshihet as me lojëra fjalësh, as me konvertim teserash partie.
Firma për lobimet e LSI-së në periudhën 2018–2019 është e Endrit Braimllarit. Në atë kohë, unë nuk isha kryetar i LSI-së, por President i Republikës.
Për firmat e tij unë qëndroj në izolim ekstrem, ndërsa Endriti “gradohet” nënkryetar i Këshillit Bashkiak të Tiranës.
Apo mos ndoshta është Altin Dumani që gënjen në shkresën zyrtare të firmosur prej tij?

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Mendoni se Berisha do ta bllokojë kryeministrin me turma popullore?