Mijëra shqiptarë, protestë përpara selisë së UEFA-s në Zvicër

“Qëllimi i tubimit të sotëm këtu para selisë së UEFA-s në Nyon për të protestuar kundër pazarllëqeve të UEFAs- me Serbinë dhe për t’i treguar botës se e drejta dhe fitorja është ne anën e kombëtares shqiptare. Askush nuk ka të drejtë të luaj me fitoren dhe identitetin tonë kombëtar. Protestuam ndaj vendimit arbitar të Komisionit të Disiplinës dhe Etikës së Uefa-s, i cili jo vetëm diskriminon dhe penalizon shqiptarët, por favorizon dhe dhunën e racizmin që u shpreh në Beograd.”, tha për agjencinë e lajmeve “Presheva Jonë ”, z Artim Elmazi, kreu i Tifozëve shqiptarë “Kuq e Zi” në Zvicër.

Protesta u zhvillua nën thirrjet “O sa mirë me qenë shqiptarë”, “Besa Besë” “Oj Kosovë oj nana ime”… Shqiptarët e mbledhur para selisë së UEFA-s demonstruan në mënyrë paqësore, jo vetëm pakënaqësinë e tyre me vendimin skandaloz të Komisionit Disiplinor të UEFA duke favorizuar Serbinë, por denoncuan politikën e njëanshme të UEFA-s dhe drejtuesit të saj, Mishel Platini ndaj shqiptarëve. Prandaj edhe organizatorët, sot, para selisë së UEFA-s, kërkuan edhe largimin e Mishel Paltini.

Organizatorët e protestës thanë për agjencinë e lajmeve “Presheva Jonë”, se UEFA dhe Paltini do të ballafaqohet me drejtësinë ndërkombëtare, ku kuqezinjtë do të kërkojnë të drejtat e tyre në Gjykatën Evropiane në Strasburg nëse zoti Platini nuk e tërheqë këtë vendim të tij të njëanshëm dhe skandaloz. “Në pritje të gjykimit të çështjes në Apelin e UEFA-s, e eventualisht në Gjykatën e Arbitrazhit Sportiv, është me rëndësi madhore sensibilizimi i opinionit në lidhje më të vërtetën, e po ashtu që zëri Shqiptar të dëgjohet edhe nga vetë UEFA që mbylli sytë gojën e veshët përpara diskriminimit e dhunës në Beograd kundër kombëtares kuqezi.

Protesta është njëkohësisht një thirrje tubimi për çdo shqiptar që do kombin e kombëtaren e tij, dhe ka mundësi që të jetë aty, në Nyon të Zvicrës, përpara selisë së Uefa-s dhe me kontributin e tij ta bëjë më të fortë e më të plotë zërin e Shqipërisë në kërkesën e saj për drejtësi…”, ka deklaruar z.Artim Elamzi, kryetari i Tifozëve “Kuq e Zi” para mijëra protestuesve shqiptare të mbledhur në Nyon para selisë së UEFA-s.

Në mesin e mijëra njerëzve nga diaspora shqiptare, ka pasur jo vetëm shqiptarë nga Gjeneva e mbarë Zvicra, por edhe nga Shqipëria, Franca, Gjermania dhe Italia, që kishin ardhur për t’u solidarizuar edhe në mbështetje të bashkëkombësve në mbrojtje të Kombëtares!

Në një intervistë dhënë sot agjencisë së lajmeve “Presheva Jonë”, Armando Duka, president i Federatës së Futbollit të Shqiptar tha se “Serbia dhe UEFA kanë filtra nën tavolinë, por ne do të fitojë mbi tavolinë. Asgjë nuk është bërë, por sapo ka filluar. Drejtësia do thotë fjalën e saj. Ne kemi humbur një betejë, por jo edhe luftën, ku shpresojmë se do të marrim këto tri pika në apel”. Protesta e sotme e mijëra shqiptarëve para selisë se UEFA-s përfundoi pa asnjë incident. Policia zvicerane përmes “Presheva jonë” shprehu vlerësime për organizatorët dhe tifozët.

SHKARKO APP