Mikëpritje madhështore për LSI në Kamëz, Kryemadhi: Fitorja më e madhe u përket qytetarëve (VIDEO)

Kryetarja e LSI-së, Monika Kryemadhi vijon çdo ditë me fushatën elektorale, ku pritja e qytetarëve në çdo zonë që Kryemadhi shkon, është madhështore.

Ashtu sikurse ndodhi edhe ditën e djeshme në Kamëz, ku vetë Kryemadhi e ka treguar përmes një postimi në facebook, ku shkruan se ”Mikëpritje madhështore e me zemër për LSI dje në Kamëz. Ndryshimi po vjen dhe përmes kandidatëve të mrekullueshëm të LSI në Tiranë, fitorja më e madhe u përket qytetarëve”.

Në takim me qytetarët, ajo tha se kjo bashki, është e 5-a në vend, sa iu përket popullsisë dhe shtrirjes gjeografike, dhe se që është një mëkat, që kjo bashki të mos ketë një spital. Ndaj kryetarja e LSI-së u zotua se pas 25 prillit, do të ndërtohet në Kamëz një nga spitalet më modern në vend.

Swiss Digital Desktop Reklama

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Mendoni se Berisha do ta bllokojë kryeministrin me turma popullore?