Miliarderët dhe gjeneralët dominojnë kabinetin e presidentit të zgjedhur
Presidenti i zgjedhur Donald Trump po emëron një numër rekord gjeneralësh dhe miliarderësh në kabinetin e tij. Emërimet e biznesmenëve reflektojnë besimin e tij shpesh të deklaruar se këta gjigandë të tregtisë dhe industrisë mund të bëjnë më shumë për Amerikën sesa nëpunësit civilë të karrierës dhe politikanët. Siç na njeh edhe materiali në vazhdim, përbërja e administarës së re po ngre shqetësime në Kongresin amerikan dhe gjetkë.
Rrethi i ngushtë presidencial i propozuar nga presidenti i zgjedhur Donald Trump do të ketë tre gjeneralë, përfshi zotin James Mattis në krye të Pentagonit. Ai nuk është i panjohur për ligjvënësit.
“A po tregojmë qëndrim vendimtar udhëheqje apo po tregojmë dobësi?”
Zoti Trump po ashtu ka emëruar pesë financierë miliarderë dhe drejtues korporatash për postet kryesore, përfshi shefin e kompanisë ExxonMobil, për sekretar të shtetit.
“Rex do të jetë mbështetës i fortë i interesave amerikane në botë.”
Por mbrojta e interesave amerikane është një detyrë që zoti Tillerson e ka shmangur si drejtues në industrinë energjitike.
Ja si u shpreh zoti Tillerson në shkurtin e vitit 2016.
“Qoftë Rusia apo Jemeni, ose kushdo, Lindja e Mesme – unë nuk jam këtu për të përfaqësuar interesin e qeverisë amerikane. Nuk jam këtu për ta mbrojtur apo kritikuar. Kjo nuk është ajo që bëj unë. Unë jam biznesmen.”
“Nuk më shqetëson vetëm numri i gjeneralëve dhe miliarderëve në përzgjedhjet e Donald Trump për kabinetin qeveritar.”
Demokrati Chris Coons shërben në Komisionin e Senatit për Marrëdhëniet me Jashtë.
“Donald Trump do të jetë presidenti i parë në historinë e Amerikës që nuk ka shërbyer më parë në sektorin publik, apo ushtarak. Ai duhet ta rrethojë veten me njerëz që kuptojnë fuqinë e sherbimit civil amerikan.”
Në vitin 1961 presidenti Dwight Eisenhower dha një paralajmërim në lidhje me emërimet që bien në sy, në administratën e zotit Trump.
“Duhet të mbrohemi ndaj ndikimit të padëshiruar, me dashje apo pa dashje, nga kompleksi industrial ushtarak.”
Sipas zotit Trump, nuk ka asgjë për t’u frikësuar.
“Jemi në proces të formimit të një prej kabineteve më të mira, sigurisht një kabinet me nivelin më të lartë të inteligjencës.”
Ligjvënësit republikanë i mbështesin kryesisht emërimet e zotit Trump.
“Mendoj se gjenerali Mattis është një zgjedhje e përkryer për mbojtjen. Jam optimist se presidenti do të ketë një ekip të mirë të sigurisë kombëtare në të gjitha aspektet.”
“Kjo është një Shtëpi e Bardhë si korportatë. Kemi zgjedhur një shef ekzekutiv.”
Analisti Hudak thotë se emërimet e zotit Trump nuk janë befasuese por mund të çojnë në gracka.
“Kur një gjenral do që të bëhet diçka, aajo bëhet. Kur një drejtues korporate kërkon diçka, ajo realizohet. Por kjo nuk ndodh gjithmonë në burokracinë amerikane. Të emëruarit e kabinetit do ta kuptojnë shumë shpejt se sa ndryshon jeta politike në Uashington krahasuar me përvojën e tyre të mëparshme.”
Senatorët demokratë nuk i kanë votat për të bllokuar emërimet e zotit Trump, por po u kërkojnë atyre transparencë të plotë financiare, përfshi edhe publikimin e taksave të presidentit të zgjedhur, që deri tani ka refuzuar ta bëjë.