Milo: Arrestimi i Haradinajt synim për të goditur Kosovën
Historiani Paskal Milo i ftuar në emisionin “Arena” nga Dritan Hila në Rtv Ora News, se arrestimi i Ramush Haradinajt synon të godasë Kosovën.
“Ramushi është një nga aktorët politikë të Kosovës por që kërkojnë ta keqpërdorin këtë rast për të goditur thelbin e asaj çka përfaqëson Kosova.
Për të bërë një atentat tjetër të sovranitetit dhe të ardhmes së sigurt evropiane të Kosovës”- tha Milo.
Ilir Kalemaj, pedagog i Marrëdhënieve Ndërkombëtare tha se Haradinaj ishte viktimë politike, ndërsa theksoi se trilluesi i akuzave për transplant organesh në Burrel të viktimave serbe ishte Fred Abrahams.
Gjenerali Kudusi Lamaj tha se akuzat ndaj UÇK-së janë trillime të Serbisë.
Koloneli në pension Dilaver Goxhaj, u shpreh se UÇK nuk kishte asnjë mundësi të kryente transplante dhe të bënte një trafikim të tillë për shkak se nuk kishte asnjë kusht.
Pjesë nga biseda:
Milo: E gjithë historia dot ë përfundojë si një “stuhi në gotë”. Institucionet ndërkombëtare siç është rasti i Interpolit janë konservator për sa i përket zbatimit të ligjeve. Duke qenë se veprojnë jashtë politikës, janë paksa racionalë dhe të ftohtë kur vjen puna për të gjykuar, ndërkohë që politika përpiqet të shfrytëzojë këtë status për të arritur synimet politike. Kemi një synim të qartë të Serbisë, e cila vazhdon të luaj lojën e vet prej shumë vitesh. Në momentin aktual duket se ka një ngecje të procesit të negociatave midis Shqipërisë dhe Kosovës.
Ramushi është një nga aktorët politikë të Kosovës por që kërkojnë ta keqpërdorin këtë rast për të goditur thelbin e asaj çka përfaqëson Kosova. Për të bërë një atentat tjetër të sovranitetit dhe të ardhmes së sigurt evropiane të Kosovës.
Kalemaj: Ajo që shërben me Ramushin, unë me mendoj se është e ngjashme me situatën në Irlandë, me IRA-n, ku kryengritja kishin ata kundër Britanisë së Madhe. Ramushi është penalizuar politikisht, ka qenë viktimë politike mendoj brenda llojit. Deklarata e para një viti e Isa Mustafës që e dënonte me të njëjtën gjuhë si Carla del Ponte për masakrën e Radoniqit.
Nga 2005-sa e deri në 2011-n, ai iu nënshtrua një procesi kaq të gjatë, do të kishin gjetur prova të mjaftueshme për ta dënuar nëse do të kishte pasur prova. I vetmi rast i dëshmitarit Berisha që u gjet i vrarë në Mal të Zi, u provua nga policia malazeze se ishte një rast i një qytetari malazez të dehur që nuk donte shqiptarët. E njëjta histori me të ashtuquajturën e Shtëpia e Verdhë.
Lamaj: Në Beograd në vitin 2003 është botuar një libër me titull “Engjëjt e zinj të skëterrës kosovare”, i cili përshkruan Ushtrinë Çlirimtare të Kosovës, dhe në pjesën e dytë, portretet e 154 luftëtarëve të Kosovës. Ky libër nga Millosh Kopiliç, nuk është gjë tjetër vetëm se i kopjuar nga Carla Del Ponte. I treti është raporti i Dick Marty-t dhe është i njëjti. Është i njëjti material.
Shqiponjat e zeza të urdhëruar nga Ramush Haradinaj?
Goxhaj: Nuk kemi formacione të tilla. Janë emërtime të serbëve ose Carla del Pontes. Ne i quanim skiftera. Këto ishin grupe që vepronin në prapavijë. Kryenin sulme kundër forcave serbe dhe bazave të tyre. Për sa i përket temës së transplanteve, vet drejtori i spitalit ushtarak serb që merrej edhe me transplantet ka thënë se jo vetëm UÇK nuk mund të bënte transplante, por as Shqipëria tani nuk mund t’i bëjë. Në çdo zonë kishim nga një spital dhe ushtria e Kosovës kishte vetëm një reanimator për të gjithë të plagosurit.
Goxhaj: Një organizatë e njohur Humans Right Watch dhe një person që e njeh shumë mirë Shqipërinë, pasi ka qenë këtu që në vite, i quajtur Fred Abrahams, i cili së fundi “Shqipëria nga diktatura në demokraci”, ka luajtur një rol tejet negativ dhe ka qenë një nga personat që e ka bërë këtë çështje prezente në Asamblenë e Këshillit të Evropës, i cili ka mbështetur këto trille duke kërkuar qeverisë së Kosovës dhe Shqipërisë që të hetonin, përveç një gjysmë dëshmie. Ky person ka luajtur një rol tejet negativ si lobist.
Politika e Perëndimit për të “eliminuar” nga skenat politike drejtuesit e UÇK-së
Milo: Nuk besoj. Ata janë shumë aktivë, shumë popullor dhe me shumë influencë. Nuk ka ende persona që mund t’u besohet qeveria e Kosovës. Ka edhe emra të rinj.
Lama: Mos harro se kemi krijuar një Gjykatë Ndërkombëtare Penale vetëm për Kosovën. Rast unikal në botë, i paprecedentë në globin tokësor. Bëhet për të analizuar këtë vepër të Karla del Pontes dhe Dick Marty-t.
Milo: Ky është kompromis i dhimbshëm i faktorit ndërkombëtar për të bërë balancime të panevojshme. Është një balancë ndaj gjykatës për ish-kriminelët e luftës në Jugosllavi në Hagë dhe tani po krijojnë një gjykatë speciale për Kosovën.
Goxhaj: Gjithë qëllimi është që të shpallet UÇK-ja organizatë terroriste. Perëndimi përveç Shteteve të Bashkuara e kanë këtë qëllim. Të gjithë komandantët e zonave operative të Kosovës ose janë vrarë ose janë në burg, i vetmi është Ramushi. Kjo figurë ose duhet futur në burg ose duhet diskredituar.
KOHA JONË SONDAZH

