Milo: Blerja dhe vjedhja e votave, është vepër e përbashkët e PS dhe PD

 Për ish-ministrin e Jashtem Paskal Milo, tashme kryetar i Partisë Demokracia Sociale, faji për situatën në vend është i dy partive kryesore.

“Me dy partitë e mëdha politike të alternuara në pushtet kundër njëra-tjetrës, por në raste të veçanta edhe bashkë kur jua lypin interesat, nuk ka mundësi që Shqipëria të bëjë progres të dukshëm në rrugën e reformave e në progresin e integrimit europian. I vetmi interes i tyre madhor është pushteti. Në emër të tij ata bënë ndryshimet kushtetuese të vitit 2008 dhe ndryshuan sistemin zgjedhor. Manipulimi i vullnetit politik të shqiptarëve përmes këtij Kodi, përmes blerjes së votave e përmes vjedhjes së tyre në tavolinë, është vepër e përbashkët e PD dhe PS”, thotë Milo.

Në mbledhjen e Këshillit Kombëtar të PDS-së, ai i vuri partitë e vogla përpara dy zgjedhjeve.

“Ose do të bashkohen të gjitha në një pol të vetëm, ose do të bëhen pjesë e bishtave, ose zgjatimeve të dy partive kryesore. Opsioni i dytë, ka një përvojë shumë të hidhur, mashtruese dhe pabesie”, nënvizoi ai.

Swiss Digital Desktop Reklama

Për partinë që ai vetë drejton, Milo theksoi se vendimi do të merret pasi të shihet ecuria e reformave gjatë këtyre muajve të fundit.

Swiss Digital Mobile Reklama

“Demokracia Sociale do të përcaktojë në kohën e duhur se me kë do të bashkohet dhe se çfarë kontrate do të nënshkruajë”, u shpreh Milo.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kë do të votonit si kandidat për kryebashkiak në Tiranë?