Milo: Nëse dalin fakte të reja korrupsioni, duhen patjetër zgjedhje të parakohshme

 

Aleati i koalicionit të majtë, kryetari i PDS-së Paskal Milo gjykon se në këto momente, “nuk ka nevojë për zgjedhje të parakohshme, por por ka nevojë që të rishihet përbërja e qeverisë dhe reformat e saj; ka nevojë për për më tepër transparencë me publikun me qëllim që të kthehet minimalisht besimi i qytetarit tek politika dhe qeverisja.”

Në një intervistë dhënë Shqip, Milo nënvizon se “nëse do të ketë zhvillime të reja në fushën e degjenerimit të institucioneve apo fakte të besueshme dhe të bazuara për korrupsion në nivele të larta ose fakte të reja për kriminalizimin e jetës politike dhe të institucioneve, atëhërë patjetër që që e vetmja rrugëzgjidhje do të ishin zgjedhjet e parakohshme.”

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A ka forcë Berisha të rrëzojë kryeministrin Rama, edhe pas skandalëve të fundit?