Milo: PS i ka votat, por po bën pazar me deputetët në Parlament

Kryetari i Partisë Demokracia Sociale, Paskal Milo, ishte i ftuar ditën e sotme në emisionin “Top Talk” të drejtuar nga gazetari Denis Dyrnjanja, ku foli lidhur me Reformën Zgjedhore.

Ai u shpreh se Partisë Socialiste nuk do t’i interesonte një bashkim i forcave opozitare në zgjedhjet e përgjithshme vitin që vjen.

Mëgjithatë Milo tha se nuk ka ardhur ende një kërkesë për bashkëpunim nga PS me partinë e tij. Kreu i PDS tha se PS i duhen vetëm 6 vota që të bëjë 84 për të miratuar paketën që do të çohet në parlament. Por sipas tij e gjitha kjo është një Pazar i bërë mes PS dhe opozitë për votimin e paketës elektorale të përgatitur

“Është një arnim elektoral për të përmbushur rekomandime të OSBE-ODIHR, për të plotësuar një nga shumë kushtet për hapjen e negociatave për futjen në BE. 2 partitë nuk duan ta prekin thelbin, nuk duan të ndryshojnë sistemin, por bëjnë të duken sikur po punojnë, pasi kështu i favorizon ata.

Ka një qasje ndryshe PS nga opozita, duke qenë se PS e zbatoi këtë në 2017, kur u shpreh se bëjmë aleance me popullin jo me partitë, dhe po ecin po me atë linjë, kur jemi vetëm 1 vit para zgjedhjeve. PS nuk është e interesuar që të ketë koalicione,

Pazar i bërë mes saj dhe opozitës, për votimin e paketës elektorale të përgatitur

PS nuk i intereson bashkimi i forcave opozitare nëzgjedhjet e ardhshme elektorale. PS kërkon most ë ketë koalicione elektorale. Fjala është për proporcional rajonal, jo kombëtar. Drejt kësaj prirje janë. Gjë që i intereson PS-së,” u shpreh Milo.

SHKARKO APP