Milo: Rama s’ka mundësinë që të ketë një vizitë të suksesshme në Beograd
Historiani Paskal Milo ka deklaruar në Ora News se nuk duhet të ushqejmë iluzione se kryeministri Rama të ketë mundësitë që të kthehet nga Beogradi me një vizitë të suksesshme. Sipas Milos edhe pse është një vizitë delikatë ajo do të bëhet normalisht dhe do tentojë që të normalizojë marrëdhëniet dhe jo t’i zhvillojë ato.
“Edhe kjo një vizitë që do të bëhet, ishte mirë mos të kishte ndodhur incidenti, por ajo do të bëhet do shkojnë, do vijnë. Për të qenë i sinqertë, është një vizitë delikate për të qenë. Është një vizitë ku pritshmëria nuk është dhe nuk do të jetë ajo që para se të ndodhtë incidenti.Kjo vizitë do tentojë të normalozojë marrëdhëniet, nuk do i zhvillojë, por do tentojë t’i rikthejë në atë shtartin normal, në dukje që kanë qenë para incidentit. Të mos ushqejmë iluzione se kryeministri Rama të ketë shancin dhe mundësitë që të kthehet nga Beogradi me një vizitë të suksesshme, se vizitat e suksesshme në radhë të parë maten me çfarë arrihet. A do të ketë marrëveshje që do të nënshkruhen? Sepse në marrëdhëniet midis dy vendeve ka një problematikë të gjerë, ka projekt-marrëveshje që duhej të nënshkruheshin, me qëllim që t’i japin zhvillim jo vetëm marrëdhënieve politike, por ekonomike, shoqërore, arsimore etj.”, tha Paskal Milo.
Historiani, tha se më tepër sesa vizita, rëndësi ka mesazhi që kryeministri Rama do të japë aty, dhe sipas Milos, Rama do të japë mesazhet e duhura.
“Ajo që është më e rëndësishme janë mesazhet që do jepen aty. Une besoj se kryeministri Rama do japë mesazhet e duhura, jo vetëm për të shprehur atë vullnet që ka shprehur në emër të qeverisë shqiptare, që Shqipëria ka vullnet për të zhvilluar marrëdhëniet, që të bashkëpunojnë, por edhe për faktin që jemi dy vende që trokasin në dyert e BE dhe mund të ecim para vetëm duke pasur marrëdhënie të mira.”