FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Mimoza Hafizi: Pse vendosa të braktis PS-në

Bashkëthemeluesja e partisë LIBRA, Mimoza Hafizi e ftuar në “Studio e Hapur” ku tema e diskutimit ishte “Individi përballë kryetarit në politikë” ka treguar arsyet që e shtynë në krijimin e partisë së re dhe ndarjes nga Partia Socialiste.

Në emisionin e gazetares Eni Vasili, Hafizi u shpreh se mungesa e demokracisë dhe thyerja një nga një e rregullave brenda për brenda partisë, ishin motivet kryesore që e çuan atë dhe ish-deputetin e PS-së, Blushi të reagonin duke hapur një parti të re.

Sipas Mimoza Hafizit, LIBRA nuk do të trashëgojë asnjë cilësi të partive të vjetra.

“Partitë e reja që po krijohen janë shprehje e etjes për demokraci. Pasi këto parti nuk lënë shteg për demokraci brenda partisë. LIBRA si parti e re ka lindur në dy faza: ajo e reaksionit, shkëputje nga PS e dy deputetëve, ne reaguam kundër mungesës së demokracisë. Këto rregulla të shkruara në statutin e PS, u thyen një nga një. Ne kishim një betejë konkrete. Kjo ishte faza e parë. Kur ne e pamë dhe e treguam para të gjithëve se brenda PS nuk kishte shpresë funksionimi, u shkëputëm nga kjo parti dhe lindi LIBRA që inspiron të mos trashëgojë asnjë cilësi të këtyre partive të vjetra” tha Hafizi.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?