Mini-Shengen i cunguar në Tiranë

Në Durrës, sot dhe nesër do të organizohet Samiti i tretë për ”Mini-Shengenin Ballkanik”, pas atij të Novi Sadit të Serbisë që ishte i pari dhe të dytit në Ohër të Maqedonisë së Veriut. Por në këtë samit, do të jenë vetëm 3 shtete të Ballkanit Perëndimor. Shqipëria, Serbia dhe Maqedonia e Veriut dhe mungojnë vende si Mali i Zi, Kroacia, Bosnje-Hercegovian dhe pa Kosovën. Pa hezitim mund të themi që kemi të bëjmë me një ”Mini-Shengen” të cunguar.

Në Kosovë është kundërshtuar në mënyrë kategorike përfshirja në një iniciativë rajonale, apo siç tashmë po quhet nisma për një “Mini-Shengen Ballkanik”, ku synohet vendosja e një bashkëpunimi më intensiv ekonomik përmes lëvizjes së lirë të njerëzve dhe mallrave.

Ministrja e Ekonomisë e Malit të Zi, Dragica Sekuliq, hodhi poshtë idenë për t’iu bashkuar një versioni ballkanik të zonës Shengen, e cila do të shihte heqjen e pengesave për tregtinë e lirë dhe udhëtimet midis Shqipërisë, Maqedonisë së Veriut, Serbisë, Kosovës e Bosnje-Hercegovinës. Ministrja Sekuliq ka thënë se bashkimi në nismën mini-Shengen për shtetet e Ballkanit e propozuar nga Shqipëria, Maqedonia e Veriut dhe Serbia do të ishte një humbje energjie.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kë do të votonit si kandidat për kryebashkiak në Tiranë?