Ministeriali i BE-së/Gjosha: Shtetet skeptike kanë raportet e tyre të ndryshme nga KE

Ish-ministrja e Intergrimit, Klajda Gjosha ka folur mbi mundësinë e hapjes së negociatave për Shqipërinë, gjatë diskutimit në Ministerialin e Bashkimit Europian. E pyetur nëse priten surpriza për Shqipërinë, Gjosha shprehet pesimiste për një vendim pozitiv në favorin tonë.

”Nuk besoj se do të ketë surpriza, pasi ministrat e jashtëm duhet ti përmbahen vendimeve që janë diskutuar në vendet e tyre, ku disa vende e kanë marrë verdiktin e tyre. Kur të takohen krerët e shteteve do merret edhe vendimi përfundimtar. Si procedurë e këtyre vendeve, nuk mund të marrin një vendim pa miratimin e parlamentit, ku parlamenti Holandez dhe Bundestagu Gjerman e kanë në procedurë të tyre ligjore, se nuk mund të marrin një vendim pa kaluar më parë në parlament.

Përkatësisht duket se Holanda e ka marrë vendimin, ka edhe shtete të tjera si Danimarka, Franca deri diku dhe duket se janë shumë të rezervuara për procesin e zgjerimit për Shqipërinë, pasi për Maqedoninë e Veriut janë shprehur të gatshme të caktojnë datën për fillim e Konferencës së Parë Ndërqeveritare.

Swiss Digital Desktop Reklama

Për Shqipërinë kjo është e pamundur dhe nuk pritet asnjë surprizë pozitive. Jam e bindur se edhe takimi i ministave të jashtëm do disktojnë mbi raportin e KE, por ato kanë raportet paraprake të cilat vijnë nga misione të posacme ku duhet të bazohen, ku përvec raportit të Komisionit, këto shtete duhet të bazohen në raportet e këtyre misioneve”, ka thënë Gjosha për ”Syri.net”.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kush mendoni se duhet të jetë në emër të PD dhe opozitës kandidat për kryebashkiak në Tiranë?