Ministeriali i COP 28 në Dubai, zv/kryeministrja Balluku takime me homologë nga vende të ndryshme të botës

Zv/kryeministrja, njëherësh ministre e Infrastrukturës dhe Energjisë, Belinda Balluku gjatë Ministerialit të zhvilluar në kuadër të COP 28, në Emiratet e Bashkuara Arabe, ka zhvilluar një sërë takimesh me kolegë homologë nga vende të ndryshme të botës dhe përfaqësues nga Sekretariati i Energjisë.

Në një postim në rrjetet sociale, Balluku tha se këto takime janë një mundësi e mirë për të analizuar dhe koordinuar së bashku mbi objektivat e rëndësishëm që kemi përpara, si trefishimi i fuqisë së instaluar të burimeve të rinovueshme në shkallë globale dhe vendosja e eficiencës së energjisë në fokus të çdo projekti e politike.

“Në emër të qeverisë shqiptare, prezantova gjatë Ministerialit të zhvilluar në kuadër të COP 28, të gjitha zhvillimet që ka bërë vendi ynë në fushën energjetike, projektet e reja që kemi planifikuar të ndërmarrim sa i takon eficiencës së energjisë, si dhe arritjes së targeteve për të cilat jemi angazhuar”, theksoi Balluku.

Swiss Digital Desktop Reklama

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Mendoni se Berisha do ta bllokojë kryeministrin me turma popullore?