Ministrat e Ramës kapen duke manipuluar sondazhin në “Opinion”. Vasili: Rama, drejtor i Shkollës së Hajdutëve
Në emisioni “Opinion” u prezantua një sondazh për popullaritetin e ministrave të qeverisë “Rama”. Por rezultati i votimit nxori në pah një fakt skandaloz. Sipas inxhinierëve elektronikë që kanë kryer sondazhin rezultoi se një pjesë e votimeve online ishin të manipuluara nga stafet e ministrave të Edi Ramës.
Lidhur me skandalin e manipulimit të votimeve online, Nënkryetari i LSI-së Petrit Vasili shprehet se me këtë kabinet që vjedh votat, Edi Rama duhet të emërohet Drejtor i Përgjithshëm i Shkollës së Hajdutëve!
“Ministrat e Rilindjes manipulim kolosal votash! Edi Rama të emërohet Drejtor i Përgjithshëm i Shkollës së Hajdutëve! Këta ministrat e paturp të Edi Ramës manipulojnë e vjedhin vota me qindra mijëra. Shikoni votimet ne emisionin Opinion. Mbi 300 mije vota të gënjeshtra FAKE”,- shkruan Vasili.
Drejtuesi i “Opinion” Blendi Fevziu tha se në fund të sondazhit rezultoi se nga totali prej 348,712 votave, 307,864 janë vota të manipuluara.

KOHA JONË SONDAZH

