Ministrat e rinj të Ramës, Kuvendi jep të hënën dritën jeshile
Ministrat e rinj do të kalojnë të hënën hallkën e radhës, për të marrë më pas zyrtarisht drejtimin e dikasterëve që u janë besuar.
Në orën 14:00, Kuvendi do të mblidhet në një seancë të posaçme për të votuar ministrat e rinj, tashmë të dekretuar nga Presidenti Bajram Begaj.
Pas votëbesimit në Kuvend dhe betimit në Presidencë, disa ministra të rinj do nisin punën me detyra emergjente. Edi Rama zgjodhi emra të rinj në krye të ministrisë së Punëve të Jashtme, Ekonomisë, Shëndetësisë, Bujqësisë dhe duke rikthyer një tjetër kabinet pa portofol, atë të Pushtetit Vendor.
Rama ka vendosur të riformatojë dhe partinë duke ndryshuar të gjithë sekretariatin. Emrat e rinj të kësaj strukture votën përfundimtare do ta marrin në fund të tetorit, kur pritet të zhvillohet Kongresi i Partisë Socialiste.
KOHA JONË SONDAZH

