Ministri Ahmetaj: Nga 1.1 miliard euro 650 milion euro janë kredi

Arben Ahmetaj thotë se 400 milion euro nga 1.15 miliard të mbledhura në Konferencën e Donatorëve janë dhurata.

Ahmetaj tha se rreth 650 milion të tjera janë kredi të buta, me interes të ulët në disa raste nën 2 për qind.

Në emisionin “Opinion”, Ahmetaj sqaroi edhe “donacionin” e Francës, duke thënë se ka dhënë dy kredi me interesa të ulëta, njëra 60 dhe tjetra 100 milion euro.

Swiss Digital Desktop Reklama

“400 milion janë grant, që do të thotë që nuk janë para që na i japin borxh por na i dhurojnë. Dhe rreth 650 milion janë kredi të buta, me një kosto shumë të ulët interesi. Shumë nga ato i kanë të përcaktuara termat, disa edhe nën 2%, me interesa gati-gati te 1-shi.

Swiss Digital Mobile Reklama

Këto janë të asociuara me të gjithë dëmin që kemi pasur ne në 26 nëntor dhe këto shkojnë përtej thjesht rindërtimin, por kalojnë te rimëkëmbja ekonomike. Franca ka dhënë 60 milion euro kredi të butë. 100-milionshi është një tjetër kredi që e nëshkroi Rama para Konferencës, është për zhvillimin e ekonomisë, kredi me interes nën 2.25%”, u shpreh

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A ka forcë Berisha të rrëzojë kryeministrin Rama, edhe pas skandalëve të fundit?