Ministri Arbjan Mazniku me të rinjtë e qarkut Elbasan: Për fitoren e PS dhe të Edi Ramës
Ministri i Pushtetit Vendor, Arbjan Mazniku, që është drejtues politik në qarkun e Elbasanit vazhdon fushatën intensive për 11 majin. Ai ka si objektiv që të marrë një rezultat fantastik për PS. Pas takimit me të rinjtë e qarkut ai shkruan: “Fotoalbumi i një mbrëmjeje fantastike me të rinjtë në Kuvendin Rinor Elbasan, një motor i pashtershëm energjje dhe një garanci për fitoren e Partisë Socialiste dhe Edi Ramën në rrugën drejt 11 majit”.