Ministri Arbjan Mazniku pritet nga kryebashkiaku mirditor i PD: Projekte bashkëpunimi në interes të qytetarëve

Kryetari i Bashkisë Mirditë, Albert Melyshi, i zgjedhur nga PD e Berishës, këtë të hënë priti në Rreshen, Ministrin për Pushtetin Vendor, Arbjan Mazniku. Duhet thënë se Ministri Mazniku i ardhur nga shoqeria civile mbetet bashkëpunues pa ngjyrime politike.

Postimi i plotë i kryetarit të bashkisë së Mirditës, Albert Melyshi

Kryetari i Bashkisë Mirditë, Albert Melyshi priti në një vizitë zyrtare Ministrin e Shtetit për Pushtetin Vendor, Arbjan Mazniku. Kryetari i Bashkisë e falenderoi për vizitën në Mirditë, si dhe i uroi suksese në detyrën e re si Ministër i Shtetit për Pushtetin Vendor.
Ai u shpreh se pushteti lokal ka nevojë për një zë të fortë në qeveri.

Z.Mazniku u shpreh se stafi i Ministrisë për Pushtetin Vendor do të bashkëpunojë ngushtë me stafet e bashkive në mënyrë që të identifikohen problematikat ku kryesojnë problemet financiare, rregullatore dhe niveli i kapaciteteve, për të ju ardhur në ndihmë bashkive në përmbushjen e objektivave dhe ofrimit të shërbimeve. Gjatë takimit kryebashkiaku parashtroi problematikat dhe prioritetet kryesore të bashkisë Mirditë.

– Zhvillimi infrastrukturor (Investime publike në infrastrukturën rurale si faktor zhvillimi ekonomik.
– Proçesi i rindërtimit, dislokimi i fondeve, bonusi i strehimit social.
– Mekanizma bashkëpunimi me ASHKN- në në proçedurat e kthimit të pronësisë të pronave shtet Bashkisë Mirditë.
-Përfundimin e proçesit të kalimit të pronësisë, Ligji nr. 20/2020.
– Rikonstruksioni i ish- Burgut të Spaçit dhe kthimi në një atraksion turistik.
-Rikonstruksioni i ish- Uzinës së përpunimit të bakrit në Rubik dhe përdorimi i saj në zhvillimin socio-ekonomik të qytetarëve.
-Infrastruktura në shkolla dhe qendrat shëndetësore.

Takimi u konsiderua i suksesshëm pasi pati diskutime dhe u morën vendime të rëndësishme për sa i përket mirëqeverisjes dhe zhvillimit të Bashkisë Mirditë.

SHKARKO APP