Ministri Balla përgëzon Muharrem Salihun për zgjedhjen si president i Confimprese Venezia: Shumë krenar për diasporën tonë

Emërimi i dr. Muharrem Salihut si president i Confimprese Venezia përfaqëson një arritje të rëndësishme për diasporën shqiptare në fushën e sipërmarrjes ndërkombëtare. Ministri i Shtetit për Marrëdhëniet me Parlamentin, Taulant Balla, përgëzoi arritjen e tij si dëshmi e kontributit të pazëvendësueshëm të shqiptarëve jashtë vendit.

“Urime sipërmarrësit shqiptar dhe mikut tim të shkëlqyer Muharrem Salihu për zgjedhjen si President i Confimprese Venezia”, u shpreh Balla, teksa vuri në dukje krenarinë që përfaqëson diaspora shqiptare në skenën ndërkombëtare të biznesit.

I diplomuar në Ekonomi dhe Financa në Universitetin e Zugut, në Zvicër, dr. Salihu ka themeluar një grup prej gjashtë kompanish që veprojnë në fushat e prodhimit, shërbimeve dhe bashkëpunimit ndërkombëtar. Ai njihet për vizionin e tij sipërmarrës, që vë në plan të parë zhvillimin e qëndrueshëm, inovacionin dhe krijimin e vendeve të punës. Ky emërim nuk është vetëm një vlerësim personal për Salihun, por edhe një dëshmi e qartë e potencialit që diaspora shqiptare ka për të forcuar marrëdhëniet ekonomike në nivel ndërkombëtar.

Swiss Digital Desktop Reklama

Postimi i plotë nga Balla

Swiss Digital Mobile Reklama

Urime sipërmarrësit shqiptar dhe mikut tim të shkëlqyer Muharrem Salihu për zgjedhjen President i Confimprese Venezia. Me diplomë në Ekonomi dhe Financa nga Universiteti i Zugut në Zvicër, Dr. Salihu ka ndërtuar një holding që përfshin gjashtë kompani të cilat mbulojnë sektorët e prodhimit, shërbimeve dhe bashkëpunimit ndërkombëtar. Qasja e tij sipërmarrëse vë theksin te rritja e qëndrueshme, inovacioni dhe krijimi i vendeve të reja të punës, duke gjeneruar ndikime pozitive si për ekonominë italiane, ashtu edhe për marrëdhëniet ekonomike euro-ballkanike. Urime vlla. Shumë krenar për diasporën tonë

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Pas vendimit të gjykatës kushtetuese a duhet liruar Erion Veliaj dhe të gjykohet në gjëndje të lirë?