Ministri Bushati: Kosova duhet të ketë vendin e saj në OSBE
gjendjes atje si dhe situata e sigurisë në Evropë.
OSBE-ja, si një forum gjithëpërfshirës i sigurisë, u mundësoi përfaqësueseve të nivelit të lartë të shkëmbejnë ide për të përforcuar edhe më tej bashkëpunimin dhe bashkërendimin e përpjekjeve përballë sfidave të reja që prekin dhe cenojnë sigurinë Evropiane dhe më gjerë.
Gjatë Ministerialit u evidentua roli që OSBE-ja dhe institucionet të saj të monitorimit luajnë në Evropë në respektimin, konsolidimin e të drejtave të barabarta të të gjithë shtetasve pavarësisht vendit ku jetojnë si garanci e sigurisë së përbashkët. Gjatë fjalës së tij në Ministerial Ministri Bushati u ndal në rolin që duhet te luajë OSBE-ja në respektimin dhe nxitjen e të drejtave të bashkëkombësve tanë në rajon si dhe në afrimin e Kosovës me organizatën. Ai u shpreh se: “ne besojmë fuqimisht se Kosova duhet të ketë vendin e saj në OSBE, si pjesë e rëndësishme e përfaqësimit të saj në organizmat rajonal dhe ndërkombëtar, pasi kjo do të rriste efikasitetin e vet Misionit të OSBE-së në Kosovë”.
Ministri i Punëve të Jashtme, Ditmir Bushati gjatë qëndrimit në Bazel, do të zhvillojë edhe takime dypalëshe me homologë të vendeve pjesëmarrëse në Ministerialin e OSBE-së me qëllim trajtimin e disa çështjeve me interes të ndërsjellë.
KOHA JONË SONDAZH

