Ministri Bushati në Shkodër për 25-vjetorin e PS: Mirënjohje socialistëve

Ministri i Jashtëm Ditmir Bushati ishte sot në Shkodër, në ceremoninë e 25 vjetorit të themelimit të PS. Gjatë fjalës së tij, Bushati u ndal në kontributin që ka dhënë në vite dega e PS-së së Shkodrës.

“Urime dhe mirënjohje për të gjithë ata që kanë dhënë kontributin për PS dhe që e sollën deri ketu. Mirënjohje për të gjithë anëtarët e thjeshtë të partisë, të cilët kanë punuar për suksesin e PS-së në këto 25 vite. Kemi mundësinë që të jemi më shume në zgjedhjet që vijnë”,- tha Bushati.

Në ceremoninë e 25-vjetorit të PS-së në Shkodër ishin të pranishëm dhe deputetët e kësaj force politike, Paulin Sterkaj e Namik Kopliku.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A e liron Gjykata Kushtetuese nga burgu, Erion Veliajn?