Ministri Çuçi në Arabinë Saudite, nënshkruhet marrëveshja për bashkëpunimin në fushën e sigurisë

Ministri i Brendshëm, Bledi Çuçi ndodhet për një vizitë zyrtare në Arabinë Saudite, ku është pritur nga homologu i tij, Princi Abdulaziz bin Saud bin Nayef bin Abdulaziz.

Çuçi ka nënshkruar marrëveshjen e parë mes dy vendeve në fushën e sigurisë, kundër krimit të organizuar, krimit kinerbetik dhe terrorizmit.

Gjatë takimit, ministri i Brendshëm ka thënë se marrëveshja kontribuon në rritjen e bashkëpunimit midis dy vendeve.

“Kjo marrëveshje mundëson një bashkëpunim më të drejtpërdrejtë në luftën kundër krimit të organizuar, luftën kundër krimit kibernetik, terrorizmit dhe të gjitha formave të tjera të paligjshmërisë që destabilizojnë sigurinë në rajonet përkatëse. Gjithashtu marrëveshja kontribuon në rritjen e mëtejshme të bashkëpunimit dypalësh në zhvillimin e kapaciteteve të Policisë së Shtetit për përballjen me krimin transnacional. Duke punuar së bashku ndërtojmë një ekosistem të sigurt dhe të qëndrueshëm për të garantuar prosperitetin e vendeve tona”, shprehet ministri Çuçi.

SHKARKO APP