Ministri Çuçi që u ul në “karriken elektrike” të ministrit të brendshëm*

Nga Edmond Arizaj-

Unë nuk e di nëse Bledi Çuçi do jetë ministri i brendshëm që do reformojë policine e shtetit, por aty tek bujqesia diç bëri.

Nuk e di nëse Bledi Çuçi është i korruptuar dhe i kapur, por deri më sot nuk  kam dëgjuar asnjë akuzë serioze apo thjesht tymuese.

Unë nuk e di pse Bledi Çuçi e pranon postin edhe kur trajtohet jo si qënie me intelekt që i duhet marrë mendimi, por si objekt, megjithatë duket e sigurtë se ai nuk e ka qyrkun e arrogances apo militarizmit.

Unë nuk e di nëse emerimi i tij është një nder nostalgjik i kryeministrit, por është budallëk ta mendosh se një tip si Çuçi do të donte vetë të ulej në karrigen e ministrit të brendshëm, që me shumë ngjan me “karrigen elektrike” politike për të emëruarit.

Nuk e di pse Rama vendosi ta emërojë Çuçin,  por në gjithë emrat e përfolur, Çuçi ishte më i papërfoluri.

Nuk e di nëse Rama, si një diabolik, ka menduar me emërimin të ndryshoje kahjen e akuzave, por di se disi ia ka arritur; kurthi funksionoi, në thep të pushkës nuk është abuzimi i policisë me forcen, por bashkeshortja e ministrit te ri.

Unë nuk e di si e përballon Çuçi gjithë këtë sulm familjar, por di me siguri se reagimet në politikë, në media e në rrjete sociale duke iu ndërsyer familjes së tij, janë tipike të njerëzve rurale, arkaikë, dogmatikë, kanunorë, me prapambetjen çiftezuar me injorancë. Eshtë gjithçka kaq e pështirë, e neveritshme, antihumane dhe tipikisht e dhunshme kundër dinjitetit të gruas. Eshtë një det me mut që mendojnë se e hedhin mbi Çuçin, por që në fakt spërkat çdo shqiptar kudo që ndodhet.

Siç edhe e ka nenvizuar me shumë se një herë doktor Berisha, familja është e paprekshme, por me sa duket edhe ky cak është tejkaluar në luften politike

*Titulli është i redaksisë

SHKARKO APP