Ministri gjerman Steinmeier: Nuk duhet të “kruhemi” me Rusinë
‘Stërvitjet ushtarake të ndërmarra nga Aleanca e Atlantikut të Veriut në Europën Perëndimore nxisinin luftë me Rusinë’, ka qënë kjo deklarata e Ministrit të Jashtëm të Gjermanisë, Frank Valter Steinmeier, i cili në këtë mënyrë ka kritikuar NATO-n për rritjen e numrit të trupave në Poloni dhe në vendet Baltike.
Shefi i diplomacisë gjermane kërkoi që stërvitjet ushtarake të zëvendësohet me më shumë dialog dhe bashkëpunim me Rusinë për të evituar cdo përshkallëzim të tensioneve mes palëve.
‘Ajo që ne nuk duhet të bëjmë është që të mos nxisim konflikte të tjera përmes akteve që nxisin luftën. Kushdo që beson se një paradë simbolike me tanqe nën pjesën lindore të Aleancës tonë do të sjellë më shumë stabilitet e ka gabim. Nuk kemi dëshirë që të krijojmë pretekste për të rinovuar një konflikt të vjetër”, ishin fjalët e Steinmeier.
Aktualisht, NATO po kryen një stërvitje ushtarake në Poloni, në shenjë kundërpërgjigjeje ndaj kërcënimit rus. Në këtë seancë dy-javore marrin pjesë afro 31.000 trupa nga e gjithë aleanca. Ndërkohë, midis datave 8 dhe 9 korrik në Varshave pritet të mbahet edhe samiti i rradhës i NATO-s, ku pritet të vendoset zyrtarisht për dërgimin e katër batalioneve në Poloni dhe në tre vendet Baltike të cilat janë Estonia, Letonia dhe Lituania. Në total, prezenca e Aleancës në Europën Lindore do të rritet me afro 4.000 trupa.
KOHA JONË SONDAZH

