Ministri Gonxhe: Kalaja e Gjirokastrës siti më i vizituar në 2024-ën, mirëpriti mbi 263 mijë vizitorë
“Kalaja e Gjirokastrës kryeson listën e monumenteve kulturore, si siti më i vizituar për vitin 2024, ku mirëpriti plot 263,048 vizitorë, 21% më shumë krahasuar me 2023! Një dëshmi e magjisë dhe historisë që ofron Gjirokastra”, shprehet ministri i Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit, Blendi Gonxhe, ndërsa ka postuar edhe pamjet fantastike nga kjo kala.