FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Ministri Gonxhja: Hollywood vjen në Shqipëri!

Për herë të parë, përmes nismës #FamTourAlbania, po mirëpresim emra të mëdhenj të industrisë globale të filmit nga HBO, Warner Brothers, Amazon, Disney, Paramount, NBCUniversal e shumë të tjerë!
Përgjatë turit të tyre disaditor në qytete të ndryshme të Shqipërisë, ata janë këtu për të zbuluar nga afër bukuritë natyrore, historinë dhe traditat, lokacionet unike dhe mundësitë e shumta që Shqipëria ofron për xhirime dhe bashkëprodhime ndërkombëtare.
Kjo është një mundësi e jashtëzakonshme për të vendosur Shqipërinë në radarët e industrisë globale kreative. Takimet, vizitat në terren dhe shkëmbimet me profesionistët më të mirë të fushës po hapin rrugën për projekte të reja, investime dhe bashkëpunime që mund ta kthejnë vendin tonë në një qendër të re të produksionit filmik në Europë“, shkruan ministri i Ekonomisë dhe Kulturës, Blendi Gonxhja.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?