Ministri Gonxhja pret delegacionin e UNIDO-s, program të ri për zhvillimin industrial

Ministri i Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit, Blendi Gonxhja priti sot në një takim një delegacion të Organizatës së Kombeve të Bashkuara për Zhvillim Industrial (UNIDO), me në krye Solomiya Omelyan, drejtoreshë e Zyrës Rajonale për Europën dhe Azinë Qendrore.

Takimi u zhvillua në kuadër të nisjes së përgatitjeve për Programin e ri të Partneritetit për Vendin (PCP) 2025–2030 për Zhvillimin Industrial të Qëndrueshëm të Shqipërisë.

Ky takim shërbeu për të prezantuar vizionin e ri të UNIDO-s, për të harmonizuar prioritetet strategjike kombëtare dhe për të thelluar bashkëpunimin ndërkombëtar në mbështetje të zhvillimit industrial, inovacionit dhe qëndrueshmërisë.

“Partneriteti, investimet e qëndrueshme dhe drejtimi strategjik janë themeli i këtij bashkëpunimi të ri që synon transformimin e sektorëve prioritarë dhe përshpejtimin e rrugëtimit europian të Shqipërisë”, deklaroi ministri Gonxhja.

SHKARKO APP