Ministri Gonxhja pret menaxherin e ri të Bankës Botërore për Shqipërinë, diskutim për projektet strategjike

Ministri i Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit, Blendi Gonxhja priti në një takim menaxherin e ri të Bankës Botërore për Shqipërinë, Massimiliano Paolucci, një profesionist me përvojë të pasur ndërkombëtare dhe partner të çmuar për axhendën e zhvillimit të qëndrueshëm të vendit.

Gjatë takimit u diskutua mbi avancimin e disa projekteve strategjike me ndikim të drejtpërdrejtë në rritjen ekonomike dhe përmirësimin e klimës së biznesit në vend.

“Në fokus të bisedimeve ishin programi për lehtësimin e tregtisë dhe transportit, një projekt strategjik që synon modernizimin e pikave kufitare, rritjen e efikasitetit logjistik dhe përshpejtimin e integrimit të Shqipërisë në tregjet rajonale dhe europiane, si dhe ligji “Për regjistrat e kredive”, një reformë e rëndësishme që synon të zgjerojë aksesin në financë për individët dhe bizneset, duke ndërtuar një sistem të vlerësimit të kredisë më transparent, gjithëpërfshirës dhe të besueshëm”, theksoi ministri Gonxhja.

Swiss Digital Desktop Reklama

Partneriteti me Bankën Botërore, vijoi ministri, mbetet jetik për përparimin e qëndrueshëm të vendit dhe do të vijojë të sjellë rezultate konkrete në shërbim të qytetarëve dhe ekonomisë shqiptare.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Pas vendimit të gjykatës kushtetuese a duhet liruar Erion Veliaj dhe të gjykohet në gjëndje të lirë?