Ministri Gonxhja pret zv.kryeministrin slloven, diskutojnë për njohjen e pensioneve

Ministri i Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit, Blendi Gonxhja priti sot në një takim zëvendëskryeministrin e Sllovenisë, njëherësh ministër i Punësimit, Familjes dhe Shërbimeve Sociale, Luka Mesec.

Në takim mori pjesë edhe ambasadori i Sllovenisë në vendin tonë, Jakob Štunf. Ministri Gonxhja informoi se gjatë takimit u diskutua për arritjen e një marrëveshjeje dypalëshe për njohjen e pensioneve dhe për lehtësitë në tregun e punës.

“Diskutuam për marrëveshje dypalëshe e cila do të mundësojë krijimin e mekanizmave më të qëndrueshëm për mbrojtjen e të drejtave të punëmarrësve, sigurimeve shoqërore dhe shkëmbimit të praktikave më të mira për politikat e tregut të punës”, tha ministri. Ky proces, theksoi ai, nënvizon angazhimin e përbashkët për të krijuar mundësi të reja për punëmarrësit dhe për të garantuar politika më të qëndrueshme sociale.

Swiss Digital Desktop Reklama

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A e liron Gjykata Kushtetuese nga burgu, Erion Veliajn?